13 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur që trajtim për COVID-19, aktualisht janë duke marrë 36 pacientë ku prej tyre, 13 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 23 post-Covid.
Ku prej tyre 7 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe në mjekimin intensiv një pacientë me maskë oksigjeni.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim spitalor janë 13 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 23 post-Covid. Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, bën të ditur ShSKUK.