16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

16 pacientë që po trajtohen për Covid-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rënë shëndetësore.

Nga 72 pacientë me Covid-19 në këtë spital, 55 janë në oksigjenoterapi dhe gjashtë me CPAP.

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë të hospitalizuar 72 pacientë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar se në këtë spital janë pranuar pesë pacientë.