2 të vdekur dhe vetëm 38 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

2 të vdekur dhe vetëm 38 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar vetëm 38 raste të reja të infektimit me këtë virus.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 131 mijë e 276 raste me COVID-19, janë shëruar 111 mijë e 792 njerëz, kanë vdekur 2 mijë e 399 persona, ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 17 mijë e 85 raste aktive.

Shqipëria është shteti që ka siguruar më së shumti vaksina antiCOVID në rajon. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se deri tani në Shqipëri janë vaksinuar 500 mijë qytetarë./Aleanca.press/