21-vjeçari në Prizren e bën për spital babain e tij, Policia në kërkim të tij

21-vjeçari në Prizren e bën për spital babain e tij, Policia në kërkim të tij

Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur prindërit detyrohen që t’i denoncojnë fëmijët e tyre në Polici, për shkak të dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga ta. E një rast i tillë ka ndodhur dje në në një familje në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Rastin në Polici e ka denoncuar babai i cili ka deklaruar se është ofenduar me fjalë të rënda e më pas është sulmuar fizikisht nga djali i tij 21-vjeçar. Si pasojë e sulmit, burri ka marrë lëndime të rënda trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk kanë hasur me të dyshuarin, pasi që ai është larguar në drejtim të panjohur menjëherë pasi kreu veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.