26-vjeçarit ia vjedhin armën e mbi 9 mijë eurove në villën e tij në Bjeshkët e Deçanit

26-vjeçarit ia vjedhin armën e mbi 9 mijë eurove në villën e tij në Bjeshkët e Deçanit

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në një villë në Bjeshkët e Deçanit, rast ky që u denoncua në Polici nga një 26-vjeçar.

Prokuroria është vënë në dijeni për rastin dhe ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit. 

I riu nga Deçani ka njoftuar Policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur armën e tij, në vlerë prej mbi 9 mijë euro, për të cilën posedonte leje. 

Me rastin e denoncimit, ai ka deklaruar para hetuesve se armën që iu vodh nuk e gjeti ku e kishte lënë prandaj ka kërkuar ndihmë. 

Si rezultat i raportimit, pas përfundimit të intervistimit të viktimës, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për ‘vjedhje të rëndë’ teksa ende s’është identifikuar ndonjë person i dyshuar.