27 vjet nga operacioni ‘Oluja’ në Kroaci, Daut Haradinaj: Bashkë me njerëzit që mposhtën ushtrinë e Millosheviqit

27 vjet nga operacioni ‘Oluja’ në Kroaci, Daut Haradinaj: Bashkë me njerëzit që mposhtën ushtrinë e Millosheviqit

Ish-komandanti i Dukagjinit, Gjeneral Daut Haradinaj bashkë me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Gjeneral Agim Çeku, po qëndrojnë sot në këtë shtet me rastin e 27-vjetorit të fillimit të Operacionit “Oluja”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni "Oluja". Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.