Haradinaj mban takim virtual me aktivistët e Diasporës: Ju jeni pjesë përbërse e këtij vendi dhe ura jonë

Haradinaj mban takim virtual me aktivistët e Diasporës: Ju jeni pjesë përbërse e këtij vendi dhe ura jonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim virtual, me aktivistët e Aleancës në Diasporë.

Këtë mbledhje e ka drejtuar Sokol Mehmetaj, Sekretar Organizativ për Diasporë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë një qëndrim unifikues mes shqiptarëve të diasporës dhe atyre që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për zgjedhjet komunale që do të mbahen në shtator të këtij viti.

Sekretari Organizativ i Diasporës Sokol Mehmetaj, tha se suksesi i Aleancës do të konfirmohet me rezultatin e zgjedhjeve komunale.

‘Elektorati ynë mbetet i fortë, strategjia jonë mbetet e mirë dhe probaliteti i suksesit do të konfirmohet me rezultatin e zgjedhjeve komunale. Ta forcojmë ekipin tonë dhe t’i fitojmë zgjedhjet komunale dhe të kontribuojmë në mënyrë aktive’, tregoi Mehmetaj.

Ndërsa kryetari Ramush Haradinaj, tha se jam i nderuar që po ju drejtohem në këtë konferencë dhe se do të donte të ishte së bashku me secilin prej tyre.

Gjatë fjalës së tij, ai ju tregoi për sfidat që i ka pasur si kryeministër i Kosovës dhe që ka arritur të marr shumë vendime të mira, në të mirë të Kosovës.

Po ashtu, Haradinaj tha se Aleanca dhe ai kanë menduar gjithmonë në të mirë të Kosovës dhe jo në interes të partisë, se po ta mendonin vetëm interesin e tyre do të ishin partia më e madhe në Kosovë.

‘Jam i nderuar që po ju drejtohem në këtë video-konferencë, me shumë dëshirë do të isha me secilin  nga ju. Unë kisha veçua disa çështje që janë me interes. Fillimisht dua të ju them se nuk eksitojmë vetëm për pushtet apo për suksesin e Aleancës. Aleanca ekziston për Kosovën. Sikur ta kishim pa vetëm suksesin e Aleancës, jam i bindur që do te ishim partia më e madhe në vend apo njëra ndër to’, u shpreh kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai më tej foli edhe për disa nga vendimet që i kishte marr në kohën kur ishte në krye të Qeverisë së Kosovës, të cilat vendime ishin të vështira për tu mbajtur, por që ja kishte arritur me punën e tij.

Dua të ju them 4 elemente  të periudhës time si kryetar Qeverie:

1.Kam ardh në Qeveri kur është dashtë me ju thënë jo, shumë palëve që kanë pasur fuqi ndërkombëtare, po që kishin filluar me shty një proces të dëmshëm për Kosovën, ndarjen. Ishte një pozicion mjaftë i vështirë, për ta mbajtur sepse rrjeti për ndryshimin e kufijve kishte avancuar deri te kryeqendrat e Botës. Pra, kemi arritur me sukses me ndal, ndarjen dhe me i thënë jo dhe me heq nga pika e rendit të ditës nga tavolina e zonjës Mogherini, nga dialogu apo nga cila do tavolinë tjetër.

2.Më është dashur me ja tregu vendin Serbisë e cila e nënçmojë Kosovën, sidomos me pengimin për anëtarësim në Interpol, ju kujtohet taksa 100 për qind. Nuk ka qenë aspak e lehtë kjo temë ka qenë mjaftë konfliktuoze. Askush nuk ka besuar që taksa 100 për qind do të qëndroj aq gjatë ndaj Serbisë. Ju e dini efektin e saj e pengoi dialogun për ndarje.

3.Një hap tjetër i rëndësishëm për Kosovën gjatë qeverisjes time ka qenë formimi i Ushtrisë së Kosovës,

4.Po ashtu, e rëndësishme për Kosovën ka qenë që kam arritur pamvarsimin e rrjetit Energjetik të Kosovës si dhe kemi arritur ta përfondojmë pronësinë e Trepçës, që është njëqind për qind e Kosovës.

Të gjitha këto vendime që janë marr në atë kohë, kanë pasur pasoja për karrierën e kryeministrit të Kosovës, po edhe për subjektin e tij politik, po janë suksese me të cilat Kosova jeton gjithë jetën’, sqaroi ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

‘Pra, kemi sakrifikuar vetveten, në këtë rast pozitën politike si dhe përkrahjen e mundshme që do të mund t’i kishim, po i kemi sjell Kosovës suksesin. Ne e dimë që duke qenë të tillë, duke i shërbyer vetëm interesit të Kosovës, në raste të caktuar kemi krijuar edhe keqkuptime dhe armiq. Po, ne jemi miq të aleatëve tonë dhe jemi në shërbim të interesave të Kosovës dhe qytetarëve tonë, interesave të Kombit’, shtoi ai.

Harradinaj më tej i falënderoi diasporën që gjithmonë kanë qenë mbështetje e Kosovës, në çdo periudhë.

‘Në këtë rast dua të ju them faleminderit shumë që nuk na braktisët asnjëherë, nuk na keni lënë vetëm. Nuk na keni lënë vetëm as në kohën e Lëvizjes Paqësore të prirë nga presidenti Ibrahim Rugova. E përkrahët Kosovën, e përkrahët arsimin. Nuk na lat vetëm në kohën e luftës për liri, ku disa prej nesh u kthyem në Kosovë, si rasti im e plotë të tjerë. Disa prej tyre janë edhe dëshmorë. Po ju nuk na latë vetëm as në periudhën e rindërtimit si dhe konsolidimit të shtetit’, tha Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera tha se Aleanca është duke u përgatitur mirë për të fituar komunat që qeverisim me to si dhe duke u përgatitur për të fituar komuna të tjera.

‘Ju jeni pjesë përbërëse e këtij vendi si dhe ura jonë’ tha Haradinaj, drejtuar Diasporës./Aleanca.press/