4 vjet pa Vokrrin, FFK bënë homazhe në nderim të tij

4 vjet pa Vokrrin, FFK bënë homazhe në nderim të tij

Drejtuesit e FFK-së, bashkë me Ekipin Kombëtar dhe veteranët e futbollit, do të bëjnë homazhe sot pranë varrit të-ish presidentit të FFK-së, legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Kjo në nderë të katër vjetorit të vdekjes së tij.

Veç drejtuesve të FFK-së e lojtarëve, homazhe në nderim të Vokrrit do të bëjnë edhe ‘Dardanët’.

Ata kanë bërë thirrje që tifozët të bashkohen sa më shumë në mënyrë që të nderohet legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Vokrri sot shënon 4 vjetorin e vdekjes.

Ndërkohë, pikërisht sot Kosova ndeshet me Irlandën e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.