A u pajtuan Bora dhe Donaldi? Ky detaj flet shumë

A u pajtuan Bora dhe Donaldi? Ky detaj flet shumë

Moderatorja, Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj morën vëmendje në eventin e djeshëm të organizuar nga disejnatori, Valdrin Sahiti.

Mirëpo, përveç që ata ishin të ftuar në të njëjtin event së bashku, arritën të shihen edhe krahë njëri-tjetrit, madje edhe duke diskutuar.

Ndërkohë, Bora mori vëmendje edhe me veprimin e saj të fundit e cila e ndau një imazh të Donaldit në storien e saj në Instagram e cila shtoi dyshime se mbase ish-çifti mund të kenë përmirësuar raportin e tyre pas gjithë skandalit që ndodhi muaj më parë gjatë kohës kur Donaldi ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

Megjithatë, nuk dihet ende se çka po ndodh realisht me ish-çiftin.