AAK: Përpjekja e Serbisë për referendum kushtetues në Kosovë sulm mbi integriterin kushtetues të Shtetit

AAK: Përpjekja e Serbisë për referendum  kushtetues në Kosovë sulm mbi integriterin kushtetues të Shtetit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës, është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të  Kosovës.

Po ashtu në një njoftim për media, AAK ka thënë se do ti mbështet të gjithë ata që e kundërshtojnë organizimin e këtij referendum.

“Pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të  Kosovës. Prandaj inkurajojmë dhe jemi në mbështetje të të gjithë atyre që e kundërshtojnë me forcë organizimin e këtij referendumi. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe në territorin e saj nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendumi i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit nacional të Serbisë mbi Kosovën”, thuhet në njoftim./Aleanca.press/