Adil Maloku kandidat i AAK-së për Kuvendin Komunal në Pejë

Adil Maloku kandidat i AAK-së për Kuvendin Komunal në Pejë

Kandidat për Kuvendin Komunal në Pejë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është Adil Maloku.

Maloku është moshë e mesme, me profesion Veterinar. Është aktivist i kahershëm e besnik në vizionin e AAK-së.

Vjen nga një familje atdhetare e cila ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.

Kuvendi i Komunës së Pejës do të jetë shumë më ndryshe me Adil Malokun anëtar.