Aksident mes dy veturave në Podujevë, tre persona të lënduar

Aksident mes dy veturave në Podujevë, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Sinjalin./Aleanca.press/