Aksioni kundër lëmoshë-kërkuesve – policia ndalon një person në Ferizaj dhe ia konfiskon mbi një mijë euro

Aksioni kundër lëmoshë-kërkuesve – policia ndalon një person në Ferizaj dhe ia konfiskon mbi një mijë euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka ndaluar një person në kuadër të aksionit për ndalimin e lëmoshë-kërkuesve.

83-vjeçarit i janë konfiskuar 1 mijë e 150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë”, thuhet në një njoftim. /Aleanca.press/