Aktivisti i LVV-së i quan injorantë qytetarët që pritën presidentin Thaçi

Aktivisti i LVV-sw, njëherit bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, e ka quajtur “kryecub” presidentin Hashim Thaçi, i cili sipas tij e krijoi gjykatën në të cilën ka rënë vet.
Krasniqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar “Populli din ta dallojë UÇK-në nga cubat që thirren në emër të saj”.
“Andaj, i ka braktisur dhe së shpejti do u jap edhe shqelmin e fundit”.
Dje një grup i qytetarëve kanë dalë të presin në Morinë, presidentin e vendit, Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga Haga.
Një grusht injorantësh mirëpresin kryecubin, i cili e krijoi gjykatën në të cilën ra vet! Populli din ta dallojë UÇK-në...
Posted by Alban Krasniqi on E premte, 17 korrik 2020