Aktorët kërkojnë të hapet konkursi për 16 vende të reja pune në Teatrin Dodona

Aktorët kërkojnë të hapet konkursi për 16 vende të reja pune në Teatrin Dodona

Aktorët në Kosovë janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Aktori Besfort Daka, ka postuar një shkrim në Facebook, derisa ka thënë se marrë parasysh gjendjen në të cilën është Teatri Dodona dhe atë që parashihet me Ligj, ende s’është bërë asgjë për punësimin e aktorëve rezident./Aleanca.press/

Ky është postimi i plotë i tij:

U bënë thuajse 5 muaj që kur ne aktorët e Komunës së Prishtinës duke e parë gjendjen në Teatrin Dodona, kemi filluar nismën për rritjen e numrit të aktorëve në Teatrin e qytetit, nga 4 sa janë tani, në 20, gjë e cila na garantohet me ligjin për teater i cili specifikisht thotë: Teatri i qytetit mundë te ketë trupen rezidente prej më së paku 10 dhe më së shumti 20 aktorë.
Deri tani nuk është bërë asgjë, edhe pas konferencës sonë të mbajtur në 5 Gusht 2020 kemi shprehur brengën se kërkesa jonë nuk është përfillur.
Ne kërkojmë që: Para miratimit të buxhetit i cili do të mbahet këto ditë në Komunën e Prishtinës, konkursi të hapet për 16 vende të reja pune për aktorët e Prishtines.
Shpend A. Ahmeti Ne ende po presim…