Albanë Talla ka kërkuar besimin e llapjanëve: Do jem krahu i atyre që kane nevojë për dorën time

Albanë Talla ka kërkuar besimin e llapjanëve: Do jem krahu i atyre që kane nevojë për dorën time

Kandidatja për Asamble Komunale të Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albanë Talla përmes një postimi ka kërkuar besimin e qytetarëve të Podujevës.

Ajo ka thënë se rruga që ka nisur do jetë vetëm fillimi i asaj që do aspirojë më tej.

Tutja Talla ka shtuar se do jetë krahu i gjithë atyre që kanë nevojë për dorën e saj.

“Ajo se çka dua tani nga ju, është besimi juaj! Këtë e kërkoj me shumë sinqeritet, pasi që ju premtoj që do të japë më të mirën nga vetja për një Podujevë siç e duam të gjithë NE!”, ka shkruar ajo.

/Aleanca.press/