Albin Kurti nuk ka kujtesë institucionale

Albin Kurti nuk ka kujtesë institucionale

Qeveria Kurti 2= 144 vendime
Qeveria Haradinaj 2= 202 vendime

 

Shkruan: Halil Matoshi


Kryeministri Albin Kurti tue u përgjegj ndaj kritikës së liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk e tha të vërtetën kur u shpreh se Qeveria e tij ka marrë më shumë vendime se të gjitha qeveritë e kaluara.
“Shpresoj që nuk ka pasur për qëllim të arsyetoj Pronto 1 me këtë deklaratë me të cilën kanë qenë së bashku në qeverisje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. 
144 vendime, kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë, madje as gjatë Qeverisë Kurti 1. Andaj nuk mund t’i përgjigjësha një deklarimi, apo kontributi të tillë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese”, tha Kurti në RTK më 2 korrik, 2021.
Ndërsa faktet flasin ndryshe. 
Âsht Qeveria Haradinaj ajo që ka marrë 202 vendime në 100-ditëshin e parë të qeverisjës dhe ndër to vendime të mëdha që nuk ishin marrë për gati 20-vjet!
- Qeveria Haradinaj 2, për 100 ditë ka mbajtur 19 takime dhe ka marrë 202 vendime.  Gjatë  kësaj periudhe, janë miratuar 8 akte nënligjore, 22 iniciativa ndërkombëtare, kryesisht ato që kanë të bëjnë me kreditë financiare; 9 vendime për shpronësim...
- (Burimi: Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti GAP - https://indep.info/vleresimi-i-100-diteve-te-para-te.../
- Rishtazi, qeveria përmbylli procesin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, pas marrëveshjes me kompaninë amerikane ContourGlobal. Edhe kjo kontratë kishte mbetur gjatë në sirtarët e qeverisë së kaluar. Vlera e këtij investimi është rreth 1 miliardë e 300 milion euro.
Poashtu, qeveria - sipas Balcan Policy Research Group - mori veprime për zgjidhjen e shumë temave të cilat kishin mbetur gjatë në sirtarëte qeverive të kaluara:
• Miratimi i ligjit për Prishtinën; vendim ky i shumëpritur i cili i dha fund zvarritjeve disavjeçare të këtij procesi.
• Procedura që Pallati i Rinisë t’i takojë komunës së Prishtinës kërkesë kjo e kahmotshme, është përfunduar.
• Ripërtritja e marrëveshjes me qeverinë e Mbreterisë së Bashkuar për monitorim dhe këshillim në rekrutimin për pozita të larta menaxhuese të agjencive dhe ndërmarrjeve publike është nënshkruar. Ky veprim synon të sigurojë rekrutim të bazuar në merita, pa ndikime politike, dhe të bazuar në kualifikime profesionale.
• Dhjetë drejtorë dhe anëtarë të bordeve të agjencive të pavarura të kompanive publike u shkarkuan. Agjencia Kundër Korrupcion (AKK-ja) pati gjetur se emrat ishin të angazhuar politikisht dhe në kundërshtim me ligjin. Qeveria e kaluar kishte ngurruar në zbatimin e këtij opinioni.
• Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e Ligjit për Personat e Dhunuar gjatë Luftës, ligj ky që kishte mbetur pa u zbatuar që nga viti 2014, dhe me vendim të veçantë, Qeveria ka vendosur që shuma e pensionit për personat e dhunuar gjatë Luftës së Kosovës të jetë 230 euro.
• Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lirinë fetare në Kosovë.
(Burimi: BPRG - NjË TJETËR 100 DITËSH I QEVERISË HARADINAJ)
P.S.
Lexuesi neutral le të vlerësojë vet. Kryeministri i nji shteti demokratik, duhet të jetë politikisht korrekt dhe të ketë kujtesë institucionale. 
Këshilltarët kësaj herë e qiten në rrenë Kryeministrin Kurti!?