Alex Rodriguez shihet duke dhënë autografe për fansa, pas ndarjes nga Jennifer Lopez

Alex Rodriguez shihet duke dhënë autografe për fansa, pas ndarjes nga Jennifer Lopez

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez bëri bujë të madhe në rrjet.

Pas shumë aludimeve, dyshja dolën publikisht duke pranuas se kishin krisje në marrëdhënien e tyre, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, Alex së fundmi është parë në aeroportin e Hartford Connecticut, derisa e prisnin fansat jashtë.

Ai vendosi që të dalë dhe t’i përshëndet ata, duke i dhënë edhe autografe.

45-vjeçari u shfaq me një veshje të thjeshtë, derisa në dorë mbante një çantë të madhe e të zezë.

Vlen të përmendet se Rodriguez u nda me Lopez, ndërsa qëndruan bashkë që nga viti 2017. /Aleanca.press/