Alvaro Morata raportohet se është shumë afër transferimit te Arsenali

Alvaro Morata raportohet se është shumë afër transferimit te Arsenali

Arsenali raportohet se është afër që të sigurojë shërbimet e Alvaro Moratas.

“Sport” ka raportuar se një marrëveshje mes palëve tashmë është afër.

Sipas mediumit spanjoll, klubi nga Londra do të paguajë 30 milionë euro për transferimin e Moratas.

Sulmuesi spanjoll sezonin e fundit e kaloi si i huazuar te Juventusi nga Atletico Madridi.

Për 29-vjeçarin do të jetë ky një rikthim në Premierligë dhe në Londër.

Morata më herët ka qenë pjesë e Chelseas.