Ambasada Amerikane: Po shkojmë drejtë një gjyqësori më transparent dhe të qasshëm

Ambasada Amerikane: Po shkojmë drejtë një gjyqësori më transparent dhe të qasshëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se nga sot kalkulatori i taksave gjyqësore dhe gjobave penale do të jenë të qasshme në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, njofton Aleanca.press.

Krejt ky lehtësim vjen pas mbështetjes së USAID-it, përmes Programit për Fuqizimit të Sistemit të Drejtësisë, Zyrës së Departamentit të Drejtësisë të SHBA për Zhvillim Prokurorial të Jashtëm (OPDAT) dhe Zyra për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), këto përpjekje e bëjnë gjyqësorin e Kosovës më të qasshëm për qytetarët.

“Kalkulatori i gjobave penale i sponsoruar nga INL dhe OPDAT shërben edhe si mjet ndihmës për përcaktuar gjobat penale dhe u lejon qytetarëve të kuptojnë metodologjinë që përdorin gjyqtarët për shqiptimin e tyre. Kjo bazohet në Udhëzuesin e Gjykatës Supreme të miratuar së fundmi dhe në dispozitat e Kodit Penal. Lansimi i kalkulatorëve është pjesë e një varg veçorish në uebfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të zhvilluara nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë për të rritur transparencën gjyqësore dhe qasjen e qytetarëve në drejtësi”.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga sot, kalkulatori e taksave gjyqësore dhe të gjobave penale do të jenë online në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Kalkulatorët inovativë dhe me përdorim të lehtë, u japin qytetarëve të Kosovës mundësinë që nga rehati i shtëpisë t’i vlerësojnë kostot e taksave gjyqësore dhe të gjobave penale. Me mbështetjen e USAID-it, përmes Programit për Fuqizimit të Sistemit të Drejtësisë, Zyrës së Departamentit të Drejtësisë të SHBA për Zhvillim Prokurorial të Jashtëm (OPDAT) dhe Zyra për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), këto përpjekje e bëjnë gjyqësorin e Kosovës më të qasshëm për qytetarët e vet.

Kalkulatori i taksës gjyqësore, i zhvilluar nga USAID-i u ndihmon qytetarëve që t’i parashikojnë tarifat për lëndët civile me vetëm disa klikime, duke e eliminuar nevojën për t’u mbështetur tek avokati për të përcaktuar shpenzimet.

Kalkulatori i gjobave penale i sponsoruar nga INL dhe OPDAT shërben edhe si mjet ndihmës për përcaktuar gjobat penale dhe u lejon qytetarëve të kuptojnë metodologjinë që përdorin gjyqtarët për shqiptimin e tyre. Kjo bazohet në Udhëzuesin e Gjykatës Supreme të miratuar së fundmi dhe në dispozitat e Kodit Penal. Lansimi i kalkulatorëve është pjesë e një varg veçorish në uebfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të zhvilluara nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë për të rritur transparencën gjyqësore dhe qasjen e qytetarëve në drejtësi.

Veçoritë e tjera të uebfaqes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës përfshijnë databazën e aktgjykimeve të gjykatave, mundësinë për të paraqitur ankesa disiplinore kundër gjyqtarëve, dhe pasqyrën e performancës së gjyqësorit.

Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë është një aktivitet pesë-vjeçar për sundimin e ligjit që përqendrohet në promovimin e një sistemi gjyqësor që respekton standardet e larta të pavarësisë, paanshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës./Aleanca.press/