Ambasada e Britanisë thirrje kosovarëve: Vaksinohuni

Ambasada e Britanisë thirrje kosovarëve: Vaksinohuni

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Shëndetësisë ku bëhen të ditura detaje për procesin e vaksinimit në vend.

Me këtë rast, ambasada e ka pasur edhe një thirrje për qytetarët që të vaksinohen.

Në postimin që e ka bërë ditë më parë MSH-ja thuhet se mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar atë ditë me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

“Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim. Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, thuhet në postimin e MSH-së.