Amerika e zbret Kosovën një shkallë më poshtë sa i përket shkallës së rrezikshmërisë nga COVID-19

Amerika e zbret Kosovën një shkallë më poshtë sa i përket shkallës së rrezikshmërisë nga COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë zbritur Kosovën nga niveli i katërt të rrezikut në të tretin e cila tregon se Kosova ka një gjendje më të mirë shëndetësore sa i përket infektimeve me COVID019.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë vendim që nga shkalla e katërt e rrezikshmërisë ku qytetarët udhëzoheshin që të mos udhëtonin fare, ta zbresin në shkallën e tretë, ku thuhet që të rishqyrtohet udhëtimi.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar njoftimin e nivelit të tretë për Kosovën për shkak të COVID-19, si pasojë e nivelit të lartë të COVID-19 në vend”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, zyra për Punë të Brendshme./Aleanca.press/