Anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Podujevë, i bashkohet Besnik Tahirit në garën për këtë qytet

Anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Podujevë, i bashkohet Besnik Tahirit në garën për këtë qytet

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri prazanton kandidatin për Asamble, Egzon Bejta.

Tahiri tha se Bejta që nga mosha 18 vjeçare ka qenë i angazhuar në politikë dhe se së fundi ai ishte anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit.

“Sot, Egzon Bejta, iu bashkua edhe zyrtarisht ekipit tim në garën për kryetar të Podujevës. Egzoni, me profesion është Ekonomist i diplomuar, edhe pse i ri në moshë, ai ka një përvojë të madhe në politikë.  Që nga mosha 18-vjeçare ka qenë i angazhuar në politikë, së fundi ishte anëtar i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit”.

Tahiri po ashtu bëri të ditur se Bejta është profesionist i ri dhe ambicioz i cili posedon dhjetra certifikime dhe trajnime në fushën e politikës, menaxhimit dhe lidershipit nga organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Tutje, Tahiri theksoi se Egzoni vjen nga një familje e cila është e respektuar dhe e cila gjeneratë pas gjenerate ka kontribuar shumë për vendin.

“Egzoni, është një profesionist i ri ambicioz, ka mbi dhjetë certifikime dhe trajnime në fushën e politikës, menaxhimit dhe lidershipit nga organizata ndërkombëtare dhe vendore. Synimi i tij është që Llapit t'i kthehet nami që e ka pasur, ndërsa komuna të qeveriset me të rinj, derisa qyteti i Podujevës të jetë zonë urbane e evropiane.  Egzoni vjen nga një familje shumë e respektuar, që gjeneratë pas gjenerate ka dhënë shumë për qytetin dhe gjithë vendin. Egzon, urime! Na priftë e mbara”, ka shkruar Tahiri në faqen e tij të Facebook-ut.

Postimi i plotë:

Sot, Egzon Bejta, iu bashkua edhe zyrtarisht ekipit tim në garën për kryetar të Podujevës. Egzoni, me profesion është Ekonomist i diplomuar, edhe pse i ri në moshë, ai ka një përvojë të madhe në politikë.

Që nga mosha 18-vjeçare ka qenë i angazhuar në politikë, së fundi ishte anëtar i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit.

Egzoni, është një profesionist i ri ambicioz, ka mbi dhjetë certifikime dhe trajnime në fushën e politikës, menaxhimit dhe lidershipit nga organizata ndërkombëtare dhe vendore. Synimi i tij është që Llapit t'i kthehet nami që e ka pasur, ndërsa komuna të qeveriset me të rinj, derisa qyteti i Podujevës të jetë zonë urbane e evropiane.

Egzoni vjen nga një familje shumë e respektuar, që gjeneratë pas gjenerate ka dhënë shumë për qytetin dhe gjithë vendin.

Egzon, urime! Na priftë e mbara.

/Aleanca.press/