Të rinjtë dhe politika: Anita Krasniqi në garën për Obiliqin

Të rinjtë dhe politika: Anita Krasniqi në garën për Obiliqin

Në vendet me kulturë të re demokratike ku skena politike është e karakterizuar nga identitete të paqarta politike e ideologjike, roli i të rinjve në politikëbërje është i një rëndësie të veçantë.

 

Mungesa e zakonshme e interesit politik, shoqëruar me nivelin e ulët të besimit tek aktorët politikë, institucionet demokratike, si dhe mungesa e njohurive mbi proceset politike, janë faktorë që kanë dërguar në një nivel të ulët të angazhimit politik të të rinjve. Avantazhi i tyre është mungesa e indoktrinimit apo e ndikimit nga e shkuara, por disavantazhi është boshllëku në dije dhe formim politik e ideologjik.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 në Republikën e Kosovës, një nga kandidatet e reja, që synon Kuvendin Komunal të Obiliqit, është Anita (Muhedin) Krasniqi, e cila i ka vetëm 18 vjet. Përpos se voton për herën e parë pwr zgjedhjet lokale, ajo vet do t’i nënshtrohet votës për të marrë besimin e qytetarëve. 

Tash e një vit, Anita merret me aktrim dhe gjithashtu ka filluar studimet në dy fakultete,  Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik drejtimi-Sociologji, si dhe në Kolegjin AAB, drejtimi administratë publike dhe menaxhim i përgjithshëm. 

Katër shtyllat kryesore që përbëjnë edhe shqetësimet e të rinjve janë: Punësimi, qeverisja, arsimi dhe politikat sociale e mjedisore. Kosova, sipas regjistrimit të fundit, 27% të popullatës i ka në grupmoshën 15 deri 29 vjeç. Kur përmendet rinia dhe politika, ajo çfarë na vjen në mendje më së pari është fitimi i të drejtës për të votuar nga të rinjtë. Por në përditshmërinë tonë dëgjojmë të rinjtë të thonë se janë të zhgënjyer me shtetin, me klasën politike, pasi sipas tyre, nuk po bën sa duhet për rininë. 

Për pesë vite ndjekin studimet bachelor dhe master, por të rinjtë në Kosovë nuk e kanë aspak të sigurt se do të arrijnë të zënë një vend pune menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare. Kjo dhe shumë arsye të tjera, janë shkak që të rinjtë duhet të angazhohen direkt në politikë, e nëse nuk kandidojnë, atëherë duhet të votojnë të rinjtë dhe vetëm të rinjtë, sepse ata më së miri i kuptojnë dhe i përfaqësojnë interesat e tyre. 

Pasi që Kuvendi Komunal, është nisje shumë e mirë për karrierën politike, pasi që pozita e secilit asambleist dikton të jenë shumë afër me qytetarët, Anita Krasniqi është një zgjedhje shumë e mirë për rininë e Obiliqit. Përpos moshës së re, besnikëria e saj për subjektin politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është për t’u admiruar. AAK nuk është në momentin më të mirë të saj në Obiliq, pasi që pas 8 vitesh të qeverisjes, pothuajse e tërë udhëheqësia e saj vendosi të ndajë rrugët me partinë e cila i përkrahu për aq shumë vite. Por jo edhe Anita dhe familja e saj. 

 

Gjyshi i saj, si delegat i Kuvendit të Prishtinës, ishte një prej themeluesve të komunës së Obiliqit. Si duket, edhe Anita është e prirur për punë të mëdha. Edhepse shumë e re, ajo njihet si aktiviste në shumë OJQ si Pen, UNDP , Kryqi i Kuq i Kosovës në Obiliq dhe KOPF. 

 

Në një raport i Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) nga një anketë e zhvilluar me 300 të rinjë të grupmoshave 15-29 vjeç në Kosovë, anëtarë të strukturave rinore të partive dhe me përfaqësues të organizatave, sipas të cilës rezulton se edhe pse të rinjtë e shohin veten si faktor të rëndësishëm në antarësimin në subjekte politike, ata nuk e shohin vetën të angazhuar në këto subjekte. Sipas këtij raporti, rreth 60 % e të anketuarve mendojnë që është pjesërisht ose shumë e rëndësishme që rinia të jetë pjesë e subjekteve politike në Kosovë, 9 për qind e të anketuarve mendojnë se nuk është i rëndësishëm anëtarësimi i të rinjëve në parti politike, kurse aspak të rëndësishëm këtë anëtarësim e shohin 18 për qind e të anketuarve. Ndërsa 48 për qind e të anketuarve në këtë studim, e lidhin anëtarësimin në parti për përfitime personale siç është sigurimi i punësimit.

 

Por ky nuk është rasti i Anitës. Ajo i hyri sfidës zgjedhore, me AAK-në, e cila si u tha më lartë, nuk po i përjeton ditët e veta më të mira në Obiliq. Ky parashikim, edhe mund të përmbyset, sepse Anita, që njihet si shumë aktive, këmbëngulse dhe me shumë vetbesim, do të jetë zë i rinisë , zë i shpresës dhe zë i vendosmërisë që jeta e qytetarëve të Obiliqit të merrë një orientim të mirë dhe të drejtë. 

 

Për të votuar Anitën, për rininë e Obiliqit, është interes vetëm i tyre. Nëse ajo del fituese e zgjedhjeve, nuk është se do të përfitojë ndonjë pagë të lartë, sepse asambleistët paguhen më pak se 200 euro në muaj, por do të ishte fitore për vet rininë. Shpresojmë që në zgjedhjet e tjera, angazhimi i moshave 18-29 në politikë, do të rritej dhe rinia do të merrte në duar frerët e fatit të tyre. 

Anitën do e gjeni në listën e AAK-së për Obiliqin, ku AAK ka numrin 121, e Anita numrin 3. /Aleanca.Press/