Aplikimi i Kosovës në KE, Haradinaj: Lajm i mirë, Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane

Aplikimi i Kosovës në KE, Haradinaj: Lajm i mirë, Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sivend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian

"Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tash e sa vjet. Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin", ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se për Kosovën është jetike që BE t'ia hapë dyert në proceset integruese duke ia heqë vizat fillimisht.

"Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.

Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!", ka përfunduar Haradinaj.