Arbëria transferon këtë super portier

Arbëria transferon këtë super portier

Arbëria dhe FC Besa janë dy skuadrat që edicionin e ardhshëm do të luajnë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Arbërisë ka filluar transferimet e lojtarëve pas inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

Deri më tani klubi nga Lipjani ka bërë të ditur transferimin e mbrojtësit, Arbër Pira dhe mesfushorit boshnjak, Aladin Dakovac.

Megjithatë ky është vetëm fillimi, pasi klubi simpatik kosovar do të transferojë edhe disa lojtarë tjerë në pozicione të caktuara.

Burime të sigurta të GazetaBlic Sport mësojnë se KF Arbëria ka arritur marrëveshje me portierin e njohur kosovar, Donat Kaçiun.

Kaçiu në stinorin e fundit ka qenë pjesë e Ferizajit në stinorin 2019/20 – ku ka zhvilluar paraqitje solide dhe ka mbajtur portën e paprekur në pesë raste.

Në stinorin e ardhshëm e ardhshëm 26 vjeçari do të luajë nën urdhërat e trajnerit, Arbnor Morina./Aleanca.press/