Arrestohen dy të dyshuar për shitblerje të armëve në Karaçevë

Arrestohen dy të dyshuar për shitblerje të armëve në Karaçevë

Q.S., 22-vjeçar dhe A.S., 49-vjeçar, janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse”.

I pari që u arrestua është 22-vjeçari, në automjetin e të cilit, rreth orës 15:20, në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Gjatë kontrollit të detyruar të veturës, policia njofton se ka gjetur 75 copë fishek të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12/70, për të cilat ai nuk posedonte leje dhe nuk i kishte deklaruar se i kishte në veturë.

Pas arrestimit të Q.S., policia shkoi për kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës, ku gjeti dhe sekuestroi një pushkë gjuetie, 47 copë fishekë dhe një armë e ftoftë (thikë/bajonetë).

Me këtë rast, u arrestua edhe i dyshuari i dytë, 49-vjeçari me inicialet A.S./Aleanca.press/