Arrestohen edhe dy persona në vazhdimin e aksionit kundër kazinove në Karaçevë

Arrestohen edhe dy persona në vazhdimin e aksionit kundër kazinove në Karaçevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e aksionit kundër kazinove në Karaçevë, janë arrestuar edhe dy persona, të cilët dyshohen për “Organizimi të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit ishin në në kërkim policor. Të njëjtit, pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të avokateve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me këtë aksion, Policia ka njoftuar se hetimet janë në vazhdim e sipër dhe janë në kërkim edhe të dyshuarve tjerë./Aleanca.press/