Arrestohen katër persona për kontrabandim të migrantëve në Suharekë

Arrestohen katër persona për kontrabandim të migrantëve në Suharekë

Shtatë persona janë shoqëruar në stacionin policor të premten pasi dyshohej se kanë kontrabanduar 11 burra sirianë.

Ata janë gjetur derisa po qëndronin në një shtëpi në Suharekë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, katër nga shtatë personat janë arrestuar, ndërkaq tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Të njëmbëdhjetë sirianët janë marrë nga njësia për migrim dhe të huaj të cilët i ka dërguar në Qendrën për Azil. /Aleanca.press/