Arrestohet biznesmeni Bajram Gashani

Arrestohet biznesmeni Bajram Gashani

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën afaristin Bajram Gashani, të dyshuar për përfshirje në aferën “Brezovica”.

Bajram Gashani, pronar i një biznesi të madh në rajonin e Prishtinës, dyshohet për marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.

Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur Policia e Kosovës të enjten.

“Në lidhje me rastin më 05.10.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull  kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Gashanit i ishte bastisur shtëpia e tij në Prishtinë në operacionin e fundit lidhur me këtë rast, i cili është zhvilluar më 21 shtator, por ai nuk ndodhej në shtëpi.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 7 të dyshuar, janë sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë armë dhe vetura.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Bajram Gashani, policia kishte gjetur dhe sekuestruar: revole me nr serik 54A 040356, nëntë fishekë të cal. 45 mm, dy karikatorë të revoles dhe kallf i revoles.