Arrestohet gjakovari pasi nuk iu bind urdhrave të Policisë, e goditi një polic me veturë

Sot në mesditë, në fshatin Babaj të Bokësit në Gjakovë, gjatë rregullimit të komunikacionit, Policia ka hasur në një person, i cili nuk i është bindur urdhrave të Policisë.
28-vjeçari ka refuzuar që të lëvizë mbrapa me automjet, ashtu siç i është thënë nga zyrtarët policorë.
Në vend të kësaj, ai ka vozitur përpara dhe me automjet e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./Aleanca.press/