Arrestohet një 26-vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj

Arrestohet një 26-vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas policisë, i dyshuari Sh.Q., ka ushtruar dhunë disa herë ndaj gruas së tij.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Aleanca.press/