Arrestohet një person pasi ushtroi dhunë fizike mbi gruan e tij

Një shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij nga Kosova.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Aleanca.press.
‘Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e tij), të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.