Arrestohet shqiptari në Belgjikë, i ngarkuar me 32 kg kanabis në makinë

Arrestohet shqiptari në Belgjikë, i ngarkuar me 32 kg kanabis në makinë

Një 23-vjeçar shqiptar u kap nga policia belge me 32 kilogramë drogë në Liezh të Belgjikës.

Gjatë kontrollit në makinë shqiptarit i janë gjetur thasët me 32 kilogramë kanabis me vlerë prej 240 mijë euro, dhe është arrestuar menjëherë.

Mediat belge shkruajnë se policia ra në gjurmët e tij teksa më parë kontrolloi targën e makinës së shqiptarit që rezultonte me një gjobë të papaguar. Gjatë kontrollit efektivët kanë ndjerë një erë të fortë që vinte nga bagazhi i makinës ku u gjetën edhe thasët me kanabis.

23-vjeçari shqiptar rezulton me qëndrim të paligjshëm në Belgjikë. Ai është lënë në burg, ndërsa prokuroria po kryen hetime të mëtejshme për lidhjet e mundshme të shqiptarit me grupet e trafikut të drogës.