Arrijnë edhe 12 mijë e 870 vaksina antiCOVID në Shqipëri

Arrijnë edhe 12 mijë e 870 vaksina antiCOVID në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot kanë mbërritur edhe 12 mijë e 870 vaksina antiCOVID të “Pfizer”.

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se deri më tash në Shqipëri numri i përgjithshëm i vaksinave antiCOVID ka shkuar në 773 mijë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” –  Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 MIJË sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, ka shkruar Rama në Facebook./Aleanca.press/