Arsenali i shpëton humbjes kundër Fulhamit në çastet e fundit, por Evropa mbetet larg për të

Arsenali i shpëton humbjes kundër Fulhamit në çastet e fundit, por Evropa mbetet larg për të

Edward Nketiah e shpëtoi Arsenalin nga një humbje tronditëse kundër Fulhamit, duke e shënuar golin që ia siguroi topçinjve një barazim dëshpërues 1:1 në minutën e 97-të të dielën në Londër.

Fulhami, që para takimit me Arsenalin i kishte humbur katër ndeshje radhazi në Premierligë, mendoi se po e arrinte një fitore madhështore në Emirates, por Nketiah doli në skenë në minutën e 97-të për ta shpëtuar Arsenalin nga një disfatë tronditëse./Aleanca.press/