Autoritetet turke ndalojnë ish-pjesëtarin e UÇK-së

Autoritetet turke ndalojnë ish-pjesëtarin e UÇK-së

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se veterani i UÇK-së, Imri Ilazi është ndaluar sot nga autoritetet turke në Aeroportin e Antalyas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gucati ka shkruar se Imri Ilazi është ndaluar sot nga Policia turke për shkak se Serbia e ka dërguar emrin e tin në Interpol.

Veterani i UÇK-së, Gjenerali Imri Ilazi sot është ndaluar nga policia turke në Aeroportin e Antalisë që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol”, ka shkruar Gucati.

Sipas Gucatit, ka informacione se Serbia ka krijuar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Nga burimet që kemi marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, andaj ju bëjmë apel të gjithë bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të dalin në shtete tjera”, është shprehur Gucati.

Ai i ka bërë thirrje autoriteteve turke që mos t’i marrin parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguara në Interpol nga Serbia./aleanca.press/

 

Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot eshte ndaluar nga Policia Turke ne Airoportin e Antalis qe shteti serb ka...

Posted by Hysni Gucati on E premte, 7 August 2020