Ava Max tregon planet për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Bebe Rexhën

Ava Max tregon planet për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Bebe Rexhën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka folur për origjinën e saj duke treguar se nuk e ka vizituar asnjëherë Shqipërinë.

Artistja tha se këtë vit ka dashur ta vizitojë vendin e lindjes, mirëpo pandemia ia ndërroi planet.

Ajo ka treguar për vuajtjet e familjes, duke theksuar se prindërit e saj nuk e dinin gjuhën angleze dhe nuk kishin para të mjaftueshme për të jetuar në SHBA.

Përveç se ka treguar për historinë e familjes, Ava Max ka folur edhe për bashkëpunimin e shumëpritur me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën.

Ajo ka theksuar se duhet të bëhet patjetër një këngë e përbashkët./Aleanca.press/