Azemi: Kurti me dy fytyra, tjetër në Kosovë e tjetër në Bruksel

Azemi: Kurti me dy fytyra, tjetër në Kosovë e tjetër në Bruksel

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Azemi, ka drejtuar kritika dhe dyshime të shumta drejt Qeverisë Kurti.

Ai tha se me këtë mendësi dhe me këtë lloj qeverisjes, Kosova vështirë që do ta ruaj 17 shkurtin e 2008-së, pasi që Kurti ndryshe flet në Bruksel e ndryshe në Kuvendin e Kosovës.

“Më pak se pesë ditë na ndjanë nga takimi në Bruksel. Muhabete koti janë ato kinse po fillon një proces ndryshe i dialogut. Jo, po rifillon dialogu aty ku ka mbetur. S'ka rifillim. Madje, aq shumë mungon transparenca sa që vështirë të besohet se me këtë Qeveri Kosova do të ruaj 17 shkurtin e 2008-së. E them këtë duke u bazuar edhe në dallimin e deklaratës së Kurtit në Bruksel me deklaratën në Kuvendin e Kosovës, edhe në deklaratën e Lajçakut ku thotë se; rëndesi ka ajo që flitet në takim, jo ajo qe flitet në publik, duke iu referur deklaratave të Kurtit pas takimit me Lajçakun dhe Palmerin”, tha Azemi.

Ndër të tjera Azemi tha se kjo Qeveri flet për gjëra madhore, e në Kryeqytet shkojnë priftrinjë mbajnë liturgji në një Kishë e cila shpërfaqë kujtime të tmerrshme, ku këtë e bëjën në pikë të ditës pa i penguar askush.

“Flasin për gjëra madhore, ndërsa në mes Kryeqytetit shkojnë priftrinjë mbajnë liturgji në një Kishë e cila shpërfaqë kujtime të tmerrshme, objekt i ndërtuar dhunshëm dhe nga njerëz që kryen krime e gjenocid në vendin tonë. Krejt kjo ndodh në pikë të ditës, pa i penguar askush, dhe ju flisni për punë të mira e për shtet normal”, tha tutje ai.

Postimi i plotë:

 Nuk dialogohet tu e kthy koken anash, por tu e pa dhe ia thene te verteten ne sy,

Tanime nuk ka rendesi qe Vetevendosje me Kurtin i kane shkele te gjitha premtimet me te cilat jane ardhe deri ketu. Per kete t'ia mendojne ata qe jane mashtru. Tani rendesi ka cka tash e tutje?

Dialogu nuk zhvillohet ne ate forme qe pas cdo ngjarje jep deklarata per ti kenaq simpatizantet, deklarata per konsum te brendshem te tipit; i thash - m'tha. Jo, nuk pine uje keto pallavra me.

Flasin per gjera madhore, ndersa ne mes Kryeqytetit shkojne priftrinje mbajne liturgji ne nje Kishe e cila shperfaqe kujtime te tmerrshme, objekt i ndertuar dhunshem dhe nga njerez qe kryen krime e gjenocid ne vendin tone. Krejt kjo ndodh ne pike te dites, pa i penguar askush, dhe ju flisni per pune te mira e per shtet normal.

Me pak se pese dite na ndjane nga takimi ne Bruksel. Muhabete koti jane ato kinse po fillon nje proces ndryshe i dialogut. Jo, po rifillon dialogu aty ku ka mbetur. S'ka rifillim. Madje, aq shume mungon transparenca saqe veshtire te besohet se me kete qeveri Kosova do te ruaj 17 shkurtin e 2008-se. E them kete duke u bazuar edhe ne dallimin e deklarates se Kurtit ne Bruksel me deklaraten ne Kuvendin e Kosoves, edhe ne deklaraten e Lajçakut ku thote se; rendesi ka ajo qe flitet ne takim, jo ajo qe flitet ne publik, duke iu referur deklaratave te Kurtit pas takimit me Lajçakun dhe Palmerin.

Fatkeqesisht, ka shume hapesire per dyshime./Aleanca.press/