Bali Muharremaj, kryetari që kujdeset gjithmonë për mërgimtarët

Bali Muharremaj, kryetari që kujdeset gjithmonë për mërgimtarët

Kryetari i komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj njihet si kryetar që gjithmonë është afër qytetarëve të vendit e veçanërisht afër mërgimtarëve.

Muharremaj ka njoftuar sot se i ka dhuruar simbolin e komunës së Suharekës, Arben Kadrijajt i cili jeton dhe punon në Austri.

Ai theksoi se nderimi dhe respekti  u takon gjithmonë mërgimtarëve të cilët me mendje dhe zemer janë më ne.

Postimi i plotë:

Arben Kadriaj i cili jeton dhe punon në Austri, i dhurova simbolin tonë të Komunës së Suharekës.

Mërgimtarët tanë me mendje dhe zemër janë me ne. Nderimi dhe respekti u takon gjithmonë.

Bali Muharremaj

 /Aleanca.press/