Bayern Munich – PSG dhe Porto – Chelsea: Mbyllen pjesët e para

Bayern Munich – PSG dhe Porto – Chelsea: Mbyllen pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germaini është duke udhëhequr me rezultat 1:2 në “Allianz Arena” përballë Bayernit të Munichut në ndeshjen e parë çerekfinale.

Mbappe (3’) dhe Marquinhos (28’) ishin dy autorët e golave për francezët, ndërkaq për vendasit realizoi Choupo-Moting (37’).

Në takimin tjetër që po zhvillohet në “Sanchez Pizjuan”, Chelsea është duke fituar 0:1 ndaj Portos.

Goli i realizuar nga Mason Mount (32’) është vendimtar për 45 minutat e para në këtë përballje të parë çerekfinale./Aleanca.press/