Berardi i mllefosur, e ndjek për ta sulmuar fizikisht tifozin që po e shante

Berardi i mllefosur, e ndjek për ta sulmuar fizikisht tifozin që po e shante

Domenico Berardi ka dalë nga vetja pas ndeshjes me Modenën.

Sassuolo u mposht në Kupën e Italisë me rezultat 2:3 dhe një tifoz po e shante sulmuesin e krahut italian në dalje të stadiumit.

Dhe, pa një pa dy, 28 vjeçari iu vërsul me vrap tifozit, të cilin shkoi për ta sulmuar fizikisht.

Por, kampionin e Evropës nuk e lanë të tjerët që ta ketë konfrontimin fizik me tifozin.

Më pas, futbollisti i krahut të djathtë kërkoi falje për gjestin e bërë jashtë “Braglia”.

“Unë duhet të jap shembull, jam profesionist. Ju kërkoj falje të gjithëve, edhe tifozit që më ofendoi”, ka shkruar Berardi në llogarinë e tij në Instagram.

Futbollistët shpesh fyhen nga tifozët kundërshtarë, por ndonjëherë nga ata të klubit të tyre, por shumica e prej tyre e ruajnë gjakftohtësinë.

Në këtë rast, Berardin e tradhtuan nervat.