Berisha viziton bizneset në Istog për të parë nga afër punën dhe vështirësit në të cilat po hasin

Berisha viziton bizneset në Istog për të parë nga afër punën dhe vështirësit në të cilat po hasin

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha po vazhdon vizitat e tij në bizneset e Istogut.

Berisha ka vizituar kompanin ‘Fejza Com’ në Istog dhe ka treguar se pronarët kanë menduar të zgjerojnë biznesin e tyre dhe se nga afër ka parë punën dhe vështirësitë që po hasin bizneset.

Ai ka thënë se do i ndihmojë bizneset të realizojnë investime të reja sepse ato ndihmojnë rritjen e prodhimit dhe ekonominë e vendit.

Postimi i plotë:

Vizitë tek kompania "Fejza Com"

Familja Fejzaj ka një traditë të gjatë te të bërit biznes, ata tani janë duke menduar ta zgjerojnë biznesin e tyre dhe sot pash nga afër punën dhe veshtirësitë qe po përballen bizneset këtu.

Ne do u ndihmojmë biznesve te realizojnë investime të reja dhe me rritjen e prodhimit vendor, bizneset ndihmojnë në rritjen e prodhimit bruto si dhe në rritjen ekonomike të vendit.

 /Aleanca.press/