Besnik Desku kandidat i AAK-së për Kuvendin Komunal në Pejë

Besnik Desku kandidat i AAK-së për Kuvendin Komunal në Pejë

Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha gjatë vizitës në fshatrat e Lugut të Leshanit, mes tjerash ka prezantuar kandidatin e këtij rajoni për Kuvendin Komunal të Pejës, Besnik Desku.

Besniku i takon brezit të mesëm në politikë dhe është aktivist i hershëm i AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

I nderuar të vizitoj fshatrat Leshan, Kliqinë, Gllaviqicë, Jabllanicë e Leshanit dhe Sferkë. Po ashtu prezentuam  kandidatin  për Asamble komunale z. Besnik Desku”, ka shkruar Berisha.

 

Postimi i plotë:

I nderuar të vizitoj fshatrat Leshan, Kliqinë, Gllaviqicë, Jabllanicë e Leshanit dhe Sferkë.

Vizitën si cdo herë e filluam në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Kombit.

Takimin dhe bashkëbisedimin në këto lokalitete e realizuam me qëllim të njoftimit me shqetësimet dhe kërkesat e banorëve.

Poashtu prezentuam  kandidatin  për Asamble komunale z. Besnik Desku