Beyonce uron Rita Orën për ditëlindjen e 31-të përmes web-faqes së saj personale

Beyonce uron Rita Orën për ditëlindjen e 31-të përmes web-faqes së saj personale

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot (26 nëntor) po feston ditëlindjen e 31-të.

Krahas shumë urimeve që kanë ardhur në adresë të këngëtares, nga familja, miq e fansat, ajo ka marr një të tillë edhe nga ylli i muzikës, Beyonce.

Urimi i Beyonce për Rita Orën për vjetorin e 31-të, erdhi përmes web-faqes së saj personale beyonce.com.

“Urime ditëlindja Rita Ora”, thuhen në urim bashkangjitur me një fotografi nga fëmijëria e artistes shqiptare.

Postimi fillimisht u shpërnda në InstaStory nga motra e saj Elena, dhe më pas të njëjtën e ripostoi edhe Rita.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që urime të veçanta për yllin e hitit “Anywhere”, erdhën nga dy prindërit e saj, Vera dhe Besniku.

Ata të dy ndan imazhe dhe video të rralla nga koha e fëmijërisë së artistes, respektivisht nga xhirimet e videoklipit “Shine Ya Light” në Prishtinë./Aleanca.press/