Bie në pranga të Policisë 27-vjeçari për grabitjen në Vushtrri

Bie në pranga të Policisë 27-vjeçari për grabitjen në Vushtrri

Në orët e mesditës së sotme, Njësia e Hetimeve Rajonale në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një 27-vjeçar i cili ishte në kërkim për veprën penale “Grabitje”, raporton Gazeta Sinjali.

G.F., është arrestuar nën dyshimin se me datën 04.07.2022, rreth orës 21:35, në rrugën “Viciana “ në Vushtrri, ka përdor sprej-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.