Bilanci i fundit për Covid-19 në Kosovë

Bilanci i fundit për Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është konfirmuar edhe një viktimë nga COVID-19 dhe 11 raste të reja.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733″, thuhet në njoftimin e MSH-së./Aleanca.press/