Bilanci i fundit për Covid-19 nga IKShPK

Bilanci i fundit për Covid-19 nga IKShPK

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë rezultuan 40 raste pozitive me Covid-19.

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privat me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publik dhe privat me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.135 mostra të marra prej të cilëve 40 raste rezultuan pozitive, 358 raste të shëruara dhe u raportuan 3 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 106.843 persona.

IKShPK bënë apel tek qytetarët që të respektojnë masat, të mbajnë të mbuluar hundën dhe gojën me maskë, të mbajnë higjienën personale dhe distancën fizike me njëri – tjetrin.

Njoftimi i plotë:

358 TË SHËRUAR DHE 40 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.135 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 40 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

No photo description available.

/Aleanca.press/