Blaka i reagon Sveçlës: Para se të folësh për veteranët, përgjigju si e punësove motrën në ministri të Bujqësisë

Blaka i reagon Sveçlës: Para se të folësh për veteranët, përgjigju si e punësove motrën në ministri të Bujqësisë

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili komentoi protestën e veteranëve, ku sipas tij, shumica e tyre ishin militantë të AAK-së dhe PDK-së. 

Blaka, tha se Sveçla para se të gjejë kohë t'i komentojë veteranët duhet të përgjigjet se si e punësoi motrën në Ministrinë e Bujqësisë, përderisa qindra aktivistë të VV-së po ndjehen të tradhtuar, se u lanë anash e nuk u punësuan askun
 
Shkrimi i plotë:

Edhe ministri Sveçla paska gjet kohë me ju bashkëngjit "korit gazmor" për çështjen e Veteranëve. E hala nuk është përgjigj se si e punësoi motrën në Ministrinë e Bujqësisë, përderisa qindra aktivistë të VV-së po ndjehen të tradhtuar, se u lanë anash e nuk u punësuan askund.