Borell i ftuar në takimin me Kurtin e Vuçiqin më 18 gusht

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për një takim më 18 gusht në Bruksel.
“Kam ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell në një postim në Twitter.
I am inviting President of Serbia Vucic @predsenikrs and Prime Minister of Kosovo Kurti @albinkurti on 18 August to Brussels, to discuss the way forward between Pristina and Belgrade.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 6, 2022